Rajoni

Vdes ‘playboy’ milioner, baroni i luksit që koleksiononte vepra arti në mënyrë ilegale, e helmoi prostituta ukrainase, vajza që llastonte me dhurata

FOTO
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 69-vjeçari i pasur që njihej ndryshe si “baroni i luksit” për koleksionin e tij të makinave sportive dhe të artit klasik, për herë të fundit, është takuar me dy prostitutat e tij të preferuara.
Featured image of article: Vdes ‘playboy’ milioner, baroni i luksit që koleksiononte vepra arti në mënyrë ilegale, e helmoi prostituta ukrainase, vajza që llastonte me dhurata Constantin Dinescu

RUMANI– Constantin Dinescu, një milioner rumun i njohur si ‘playboy’ në vendin e tij ka ndërruar jetë pasi është vrarë nga në grua.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 69-vjeçari i pasur që njihej ndryshe si “baroni i luksit” për koleksionin e tij të makinave sportive dhe të artit klasik, për herë të fundit, është takuar me dy prostitutat e tij të preferuara.

Pas takimit, ai kishte humbur ndjenjat në makinën e tij pranë klubit të prostitutave, ndonëse u raportua nga të afërmit se ishte ndjerë keq në pallatin e tij në liqenin Snagov të Rumanisë.

Dyshimet kryesore bien mbi njërën prej vajzave që ai takoi për herë të fundit, e cila ishte me origjinë ukrainase dhe milioneri e llastonte shumë me dhurata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Thuhet se ai ka qenë me një vajzë seksi nga Ukraina dhe ajo ka hedhur diçka në pijen e tij,”– shkruajnë mediat lokale.

Constantin Dinescu është përfolur si i lidhur me grabitjen e në muzeumin e artit Kunsthal, në Rotterdam të Hollandës. Vjedhja është kryer nga një bandë rumune dhe detektivët besojnë se pikturat ishin vjedhur për t’i shitur më pas te Dinescu. Shtëpia e tij thuhet se kishte dhoma sekrete për galeri ilegale arti, pasi i ndjri ishte i apasionuar pas veprave të artit.

Në shtëpinë e tij besohet se fshihet edhe vepra e Pablo Picassos ‘Tete d’Arlquin’, e Henri Matisse ‘La Liseuse en Blanc et Jaune’ dhe piktura e Claude Monet ‘Ura e Charing Cross’.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment