Sport

FOTO/ Vajza e Sinisa Mihajlovic nuk fshihet më, zbulon lidhjen me futbollistin e njohur

Çift i ri në botën e futbollit i formuar nga Viktorija Mihajlovic, vajza e madhe e trajnerit të Bolonjës dhe Pietro Pellegri
Featured image of article: FOTO/ Vajza e Sinisa Mihajlovic nuk fshihet më, zbulon lidhjen me futbollistin e njohur Viktorija Mihajlovic

ITALI-Çift i ri në botën e futbollit i formuar nga Viktorija Mihajlovic, vajza e madhe e trajnerit të Bolonjës dhe Pietro Pellegri, sulmuesi i Monakos i cili bëri debutimin e tij me përfaqësuesen këtë vit në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Estonisë.

Historia e dashurisë po ecën me shpejtësi, siç dëshmohet nga fotot e postuara në profilet e tyre sociale: “Përshëndetje rrëmujë e zemrës sime”, shkruan Viktorija nën një nga fotot e tyre, “Unë jam i çmendur për ty”, komenton sulmuesi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sulmuesi Pietro Pellegri është rreth 4 vite më i vogël se Viktorija dhe që prej verës së 2018-ës jeton pikërisht në principatën franceze, ndërsa kohët e fundit ka ndarë apartamentin e tij pikërisht me vajzën e trajnerit serb Mihajlovic.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment