Showbiz

“Desh u përplasëm me makinë”, Rezarta Shkurta rrëfen detajet nga njohja me Ermal Hoxhën: Është nga Gjirokastra, që të mos paguante…

FOTO
Rezarta Shkurta ka rrëfyer se si nisi historia e dashurisë me Ermal Hoxhën…
Featured image of article: “Desh u përplasëm me makinë”, Rezarta Shkurta rrëfen detajet nga njohja me Ermal Hoxhën: Është nga Gjirokastra, që të mos paguante… Këngëtarja, Rezarta Shkurta me bashkëshortin.

TIRANË– Këngëtarja, Rezarta Shkurta prej kohësh është e martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxhën. Ajo ndan shpesh detaje nga jeta e saj e ëndrrave, pranë Ermal Hoxhës, duke treguar gjithmonë se ndjehet mjaft e lumtur pranë tij.

Në një bisedë me ndjekësit, Rezarta Shkurta i është përgjigjur pyetjes, se si është njohur me Ermal Hoxhën.

“Desh u përplasëm me makinë. Po ai si nga Gjirokastra që është, që mos të paguante dëmin që bëri, më mori për nuse”,– është përgjigjur Rezarta Shkurta për momentin e parë që është takuar me Ermal Hoxhën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Rezarta Shkurtës.

Duke treguar detaje nga takimi i parë, Rezarta ka shkruar më tej se Ermal Hoxha është djali i ëndrrave, dhe pavarësisht uljeve e ngritjeve, në shumicën e rasteve, shkak i grindjeve është vetë këngëtarja.

Postimi i Rezarta Shkurtës.

“Di të them që Ermali është djali i ëndrrave…Është një partner shumë i kujdesshëm me mua, dhe një baba shumë i dashur, i përkushtuar dhe me shumë durim për Herën. Ne si çdo çift kemi dhe uljet e ngritjet tona. Por, kam përshtypjen se në rastet e këqija, e kam fajin unë gjithmonë, që ndonjëherë jam kështu…”- shkruan Rezarta Shkurta ndërsa e ka shoqëruar me një emoji, ku tregon se në shumicën e rasteve është me nerva dhe e ka fajin vetë.

R.L/Dosja.al

Shto Koment