Aktualitet

U ekzekutua me plumb në kokë, kush është 27-vjeçari që kishte mik dhe Stresin

FOTO
Personi që shihni në FOTO, është Gjin Ndoji, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në rrugë i qëlluar me një plumb në kokë
Featured image of article: U ekzekutua me plumb në kokë, kush është 27-vjeçari që kishte mik dhe Stresin Viktima, vendngjarja dhe makina e djegur

SHKODËR- Gjin Ndoji, që mbante dhe emrin Boriçi ka mbetur sot i vrarë në një atentat në Vaun e Dejës. Personi që shihni në FOTO, është Gjin Ndoji, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në rrugë i qëlluar me një plumb në kokë

I riu mësohet se jetonte mes Shqipërisë, Holandës dhe Italisë, ku kishte udhëtime të shpeshta. Po ashtu ai është mik i këngëtarit të njohur Arkimed Lushaj, ose i njohur ndryshe si Stresi.

Postimi i Stresit

Sot pas kësaj ngjarjeje të rëndë, Stresi ka publikuar një foto me 27-vjeçarin dhe shkruan “Qofsh i xhenetit”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Atenati ndodhi mëngjesin e sotëm dhe trupi i pajetë i viktimës u gjet mëngjesin e sotëm nga banorët e fshatit Shkjezë,3 metra larg mjetit tip BMW me të cilin po udhëtonte. I riu është qëlluar me një plumb në kokë.  Në vendngjarje policia gjeti gëzhoja kallashnikovi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment