Rajoni

FOTO/ Tragjedia në Greqi, dalim pamjet e familjes që u masakrua nga katër grabitësat 

Protothema shkruan se gjatë grabitjes 4 personat dhunuan dhe vranë studenten britanike 20-vjeçare Caroline, lidhën dhe torturuan bashkëshortin e saj 32-vjeçar, Charalambos Anagnostopoulos si dhe vranë qenin e tyre, ndërkohë që fatmirësisht foshnjen e tyre 11-muajshe nuk e prekën. 
Featured image of article: FOTO/ Tragjedia në Greqi, dalim pamjet e familjes që u masakrua nga katër grabitësat  Foto nga ngjarja

GREQI- Personat që shihni në foto janë pjestarët e familjes Anagnostopoulos, që u masaktuan mëngjesin e sotëm nga katër grabitësa. Protothema shkruan se gjatë grabitjes 4 personat dhunuan dhe vranë studenten britanike 20-vjeçare Caroline, lidhën dhe torturuan bashkëshortin e saj 32-vjeçar, Charalambos Anagnostopoulos si dhe vranë qenin e tyre, ndërkohë që fatmirësisht foshnjen e tyre 11-muajshe nuk e prekën.   

Ata nga familja arritën të merrnin 15 mijë euro si dhe bizhuteri me vlerë deri në 15 mijë euro. Nga hetimet e deritanishme të policisë, personat flisnin greqisht si dhe ishin të mirëinformuar mbi pasurinë që familja Anagnostopoulos kishte në shtëpi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia ka shkuar në vendngjarje së bashku me grupin hetimor për të zbardhur ngjarjes dhe identifikuar autorët.   

(I.A/dosja.al)

Shto Koment