Showbiz

Foto/ Topalli nderohet me çmimin e “Karrierës”, Megi shkon në ceremoni sëbashku me djalin e vogël

Në këtë ditë të veçantë, në marrjen e çmimit prezent ishin edhe familjarët e ish-kryetares së Kuvendit. Ndërkohë është parë që vajza e Topallit , Megi Topalli  e cila është bërë nënë kohët e fundit për herë të  parë, ka vendosur që me vete të merrte edhe djalin e saj.
Featured image of article: Foto/ Topalli nderohet me çmimin e “Karrierës”, Megi shkon në ceremoni sëbashku me djalin e vogël Topalli gjatë momentit të fjalimit, dhe Megi me djalin në karrocë

SHKODËR- Jozefina Topalli, ish deputetja e PD-së njëkohësisht edhe ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme është nderuar me çmimin e “Karrierës” nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”  në Shkodër.

Në këtë ditë të veçantë, në marrjen e çmimit prezent ishin edhe familjarët e ish-kryetares së Kuvendit. Ndërkohë është parë që vajza e Topallit , Megi Topalli  e cila është bërë nënë kohët e fundit për herë të  parë, ka vendosur që me vete të merrte edhe djalin e saj.

Në fjalimin e saj Topalli ka treguar edhe momentin kur ka marrë lajmin për çmimin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Para pak ditësh, më erdhi një mesazh në celular nga një pedagoge e universitetit tonë e cila më vuri në dijeni se do nderohesha me një çmim nga universiteti Luigj Gurakuqi. E lexova por ndërkohë po mbaja në krahë, fëmijën e sapolindur të vajzës, thashë do i përgjigjem sapo të jem e lirë. Në fakt u çudita, zakonisht, kur bie nga pushteti, nuk të japin çmime, e gjeta veten me buzë me gaz. Jam shumë mirënjohëse për këtë çmim dhe të gjithë ju që jeni në këtë ceremoni shumë prekëse për mua”, – u shpreh Topalli.

Ndërkohë në foto shihet që Megi, vajza e ish-kryetares së Kuvendit, ka marrë djalin dhe e mban në karrocën e tij gjatë kohës që gjyshja e tij, Jozefina Topalli nderohet me çmimin e Karrierës”.

A.C/Dosja.al

Shto Koment