Sport

FOTO/ Tirana hoqi dorë nga “kapriçot” e anglezit Ngoo, bardheblutë prezantojnë sulmuesin e ri

Tirana ka përforcuar sulmin me ganezin Richard Danso, sulmuesi 20 vjeçar ka firmosur për 4 vite me bardheblutë dhe është vënë menjëherë nën urhdrat e trajnerit Emanuel Egbo
Featured image of article: FOTO/ Tirana hoqi dorë nga “kapriçot” e anglezit Ngoo, bardheblutë prezantojnë sulmuesin e ri Richard Danso

TIRANË– Prej javësh Tirana kishte rinisur bisedimet për të rikthyer në skuadër Michael Ngoo. Marrëveshja dështoi për shkak të pagës së lartë që kërkonte anglezi, me drejtuesit bardheblu që menjëherë e braktisën këtë pistë. Tirana ka përforcuar sulmin me ganezin  Richard Danso, sulmuesi 20 vjeçar ka firmosur për 4 vite me bardheblutë dhe është vënë menjëherë nën urhdrat e trajnerit Emanuel Egbo. Pas dështimit në Tunizi, në muajin shkurt lojtari u rikthye edhe një herë në Ganë me skuadrën e WAFA SC.

POSTIMI I TIRANËS

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

KF Tirana përforcon sulmin.

Klubi njofton prezantimin e lojtarit Richard Danso. Sulmuesi 20 vjeçar i bashkohet sot klubit dhe nis rrugëtimin e tij me fanellën bardheblu për 4 vitet e ardhshme. Danso është stërvitur këtë pasdite me ekipin duke u vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Egbo.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment