Sport

FOTO/ Tirana gjen njeriun “asist” në presidencë, Ilir Meta bën futbollistin afrikan me pasaportë shqiptare, ja si ndihmohen bardheblutë

Presidenti Ilir Meta, përmes një dekreti, ia ka mundësuar nënshtetësinë shqiptare. Kësisoj, ai hap një vend për dikë tjetër të huaj në formacionin e Tiranës, duke pasur parasysh kushtet e FSHF-së që lejohen në fushë vetëm 4 të huaj
Featured image of article: FOTO/ Tirana gjen njeriun “asist” në presidencë, Ilir Meta bën futbollistin afrikan me pasaportë shqiptare, ja si ndihmohen bardheblutë Winful Cobbinah dhe Ilir Meta

TIRANË-Winful Cobbinah është një nga futbollistët më kryesorë të skuadrës së Tiranës. Futbollisti ganez ndihmoi jo pak bardheblutë në arritjen e titullit kampion. Futbollisti nuk e nisi mirë sezonin e ri futbollistik, ajo ndeshja me Crvena Zvezdën dhe me Youn Boys, bënë që kritika të shumta të binin drejt tij.

Udhëtimi drejt Ganës, për shkak se u bë baba ndoshta mund ta ketë çekulibruar futbollistin, që tashmë do të shijojë edhe nënshtetësinë shqiptare. Presidenti Ilir Meta, përmes një dekreti, ia ka mundësuar këtë gjë. Kësisoj, ai hap një vend për dikë tjetër të huaj në formacionin e Tiranës, duke pasur parasysh kushtet e FSHF-së që lejohen në fushë vetëm 4 të huaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Nënshtetësia e Winful Cobbinah

Megjithatë çudia është te fakti se një i huaj duhet të bëjë pesë vite në Shqipëri për të marrë nënshtetësinë, ndërsa Cobbinah ka vetëm 2 vjet që luan futboll në vendin tonë. E gjitha kjo u bë për të ndihmuar Tiranën para ndeshjes së Europa League kundër Young Boys,pasi pasaporta ganeze nuk ia mundësonte dot të udhëtonte drejt Zvicrës.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment