Aktualitet

FOTO/ Tërmeti lë tokën e çarë në Gjirin e Lalëzit, rëra e hapur deri në 45 cm thellësi

Kjo gjë tregon se çarja e tokës arrin deri në më shumë se 45 centimetra thellësi.
Featured image of article: FOTO/ Tërmeti lë tokën e çarë në Gjirin e Lalëzit, rëra e hapur deri në 45 cm thellësi Toka e çarë

DURRËS– Fotot e mëposhtme tregojnë pasojat që kanë sjellë lëkundjet e tërmetit në tokën pranë Gjirit të Lalëzit.

Siç mund edhe ta shihni, toka është çarë në shumë vende, dhe në njërën pjesë një nga profesorët e gjeologjikut, Çerçiz Durmishi që ka shkrepur edhe fotot është zhytur deri në gju.

Kjo gjë tregon se çarja e tokës arrin deri në më shumë se 45 centimetra thellësi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Profesori tjetër që sjell këto pamje është Shkëlqim Daja, pedagog në universitetin Gjeologji-Miniera.

 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “FOTO/ Tërmeti lë tokën e çarë në Gjirin e Lalëzit, rëra e hapur deri në 45 cm thellësi

  1. Është enigmatike. Si nuk ka asnjë lajm konkret nga problematikat që kanë ndodhur në gjirin e Lalzit. Është edhe shumë pranë tërmetit apokaliptik…

Shto Koment