Sport

FOTO/ Tensione para ndeshjes, dhunohet tifozi i Kosovës në Çeki

Sipas informacioneve mësohet se shumë dardanë kanë udhëtuar drejt Çekisë dhe ka pasur disa tensione në rrugë, por pak minuta para se të futen në stadium, ka krisur gjithçka.
Featured image of article: FOTO/ Tensione para ndeshjes, dhunohet tifozi i Kosovës në Çeki Tifozët e Çekisë

ÇEKI– Edhe pak orë na ndajnë nga ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës, por atmosfera duket e tensionuar.

Sipas informacioneve mësohet se shumë dardanë kanë udhëtuar drejt Çekisë dhe ka pasur disa tensione në rrugë, por pak minuta para se të futen në stadium, ka krisur gjithçka.

Tifozi i dhunuar

Një tifoz i Kosovës është sulmuar nga tifozët e Çekisë dhe ka mbetur i gjakosur mbi syrin e tij të djathtë. Foto është siguara nga Indeks dhe shihet qartë dëmtimi në fytyrën e tifozit dardan.

Më herët u raportua se disa tifoz të Çekisë kanë shkuar tek hoteli ku qëndroni ‘Dardanët’ dhe kanë bërë thirrje raciste “Kosova është Serbi”. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment