Bota

FOTO të vitit 1970, momentet më fantastike nga nëntoka e Londrës

Sot të gjithë kanë mundësi të realizojnë foto në këtë platformë edhe vetë, ndërkohë në shekullin XX një aparat fotografik poshtë tokës ishte një gjë e rrallë. Fotografi mund të kapte momente të sinqerta.

ANGLI- Trenat e parë u zhvilluan në nëntokën e Londrës në vitin 1863.Tunelet dhe platformat që përbëjnë këtë rrjet kanë shërbyer si sfondi i jetës së shumë pasagjerëve që udhëtojnë nëpër kryeqytet.

Sipas fotografit Mike Goldwater ngjarjet dhe takimet e rastësishme duhej të regjistroheshin dhe fotografoheshin nga kamera e tij. Këto fotografi të realizura gjatë viteve 1970 paraqesin kohën para modernizimit në kohën kur lejohej të konsumohej duhani dhe biletat mund t’i merrnin vetëm njerëzit e famshëm

Sot të gjithë kanë mundësi të realizojnë foto në këtë platformë edhe vetë, ndërkohë në shekullin XX një aparat fotografik poshtë tokës ishte një gjë e rrallë. Fotografi mund të kapte momente të sinqerta.

Goldwater udhëtoi nga stacioni në stacion duke kërkuar fotografinë e tij të rradhës për dhjetë vjet pasi karriera e tij si fotograf filloi të marrë formë. Seriali me foto përfundoi në 1980 kur ai ndihmoi për të krijuar gjencinë “Fotografët e rrjetit” dhe ai e ktheu sytë drejt botës më të gjerë mbi tokë.

(Marrë nga BBC)

Shto Koment