Sport

FOTO/ ”Të magjeps me bukurinë e tij” Dritan Shakohoxha viziton për herë të parë “Arenën Kombëtare”

Dritan Shakohoxha ka vizittuar për herë të parë stadiumin "Arena Kombëtare" në Tiranë, dhe shprehet se ka mbetur i mahnitur nga ky ndryshim kolosal.
Featured image of article: FOTO/ ”Të magjeps me bukurinë e tij” Dritan Shakohoxha viziton për herë të parë “Arenën Kombëtare” Postimi i komentatorit në Instagram

TIRABNË- Komentatori i njohur i futbollit, Dritan Shakohoxha përmes disa postimeve në rrjetet sociale ka treguar se ka shkelur për herë të parë stadiumin  “Arena Kombëtare” në kryeqytet.

Por atje nuk ka qenë vetëm, për herë të parë Shakohoxha ka vendosur të shkojë në “Arena Kombëtare” me moderatorin e njohur Arditi Gjebrea.

Krahas fotove që ka postuar Shakohoxha shkruan: “Te magjeps me bukurine e tij #arenakombëtare . @arditgjebrea te ben te pendohesh qe e le futbollin para kohe ⚽️⚽️⚽️.”

Komentatori shprehet se me këtë stadium të ri, futbolli shqiptar nuk do të jetë ai që kemi parë deri më sot, duke lënë të kuptohet se do bëhet më mirë.

Gjithashtu dhe Gjebrea ndihet i lumtur për ndërtimin e stadiumit të ri në Tiranë, ku shprehet; –“Një stadium i jashtëzakonshëm në Tiranë dhe jam akoma më i lumtur që emocionin e parë e ndava me Dritan  Shakohoxha.”-shkruan Gjebrea.

A.C/Dosja.al 

2 Komente në “FOTO/ ”Të magjeps me bukurinë e tij” Dritan Shakohoxha viziton për herë të parë “Arenën Kombëtare”

  1. I paska ‘zbritur’ zemra poshte te dyja’showeve’… Haha

Shto Koment