Bota

FOTO/ -25.4 gradë Celsius! Spanja shënoi temperaturat më të ftohta në tre dekada, nis pastrimi i rrugëve

Pas reshjeve më të rënda të borës në rreth 50 vjet, Madridi nisi sot përpjekjet për kthimin në normalitete, ku mjete e pastrimi kanë filluar të heqin dëbore nga rruga.

SPANJË-Gjendja në Spanjë vazhdon të ngelet problematike, pasi reshjet e borës që prej ditës kanë përfshirë vendin, kanë shkaktuar mbyllje të rrugëve, rrëzim të pemëve dhe prishje të rrjeteve elektrike. Aeroportet kryesore të Madridit janë mbyllur dhe rrugët kryesore janë mbuluar me borë dhe akull.

Pas reshjeve më të rënda të borës në rreth 50 vjet, Madridi nisi sot përpjekjet për kthimin në normalitete, ku mjete e pastrimi kanë filluar të heqin dëbore nga rruga.

Sipas mediave, temperaturat ditën e djeshme kishte rënë deri në -25.4 gradë Celsius në qytezën Bello, në rajonin malor në lindje të Madrid, të njohur ndryshe si “Siberia Spanjolle”. Ndërsa, brenda në Madrid temperatura ditën e djeshme ka rënë nën minis 10.8 gradë Celsius, , më e ulëta në gjysmë shekulli, teksa në aeroportin e kryeqytetit në Barajas u regjistrua minus 13.2 gradë Celsius.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej vitit 1920, kanë qenë vetëm 15 ditë në të cilët ka pasur mot të tillë të ftohtë,” komentonte agjencia AEMET në Madrid.

Ndërkohë, që 11 nga 51 provincat autonome të Spanjës kanë shpallur alarmin e motit të ftohtë. Shkollat janë të mbyllura në kryeqytetet dhe shumicën e rajoneve.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment