Aktualitet

FOTO/ S’ka fund turpërimi me turistët, ankohen gjermanët: Na rrëmbyen valixhen me rroba, hungarezit i thyen xhamat

Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha, shkruan në rrjetet sociale se një çift gjermanësh, kanë kallëzuar në Polici se një person iu ka rrëmbyer valixhen me sende personale.
Featured image of article: FOTO/ S’ka fund turpërimi me turistët, ankohen gjermanët: Na rrëmbyen valixhen me rroba, hungarezit i thyen xhamat Foto ilustruese

TIRANË– Incidentet me turistët e huaj që kalojnë verën në Shqipëri nuk kanë fund. Pas Mihal Kokëdhimës që terrorizoi turistët spanjollë në Porto Palermo, të tjera lajme të hidhura vijnë, kësaj here nga kryeqyteti.

Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha, shkruan në rrjetet sociale se një çift gjermanësh, kanë kallëzuar në Polici se një person iu ka rrëmbyer valixhen me sende personale.

Ndërkohë që më herët, një hungarezi i kanë thyer xhamat e makinës në Shëngjergj.

Postimi i Anila Hoxhes

Postimi i Anila Hoxhës në rrjetet sociale:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vazhdojme…. pas hungarezit qe i thyen xhamat e makines ne Shengjergj, ankohen gjermanet! Ana Lucia Barroso dhe Steen Thorston banues ne Hanover,  kallzojne ne polici  se ne oren 11.30 ne Tirane,ne rrugen “Petro Marko”, nje person i paidentifikuar ju rrembeu valixhen brenda te ciles kishin veshje dhe sende personale !

Pak ditë më parë në Qeparo, pronari i restoranit “Panorma”, Mihal Kokëdhima, pas një debati me klientët i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë. Me duart me gjak e i kapur mbi kofano Mihal Kokëdhima ka qëndruar për disa kilometra mbi makinë dhe ka thyer xhamin e parë. Pardje biznesmeni ka dalë para gjykatë dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “FOTO/ S’ka fund turpërimi me turistët, ankohen gjermanët: Na rrëmbyen valixhen me rroba, hungarezit i thyen xhamat

  1. EPO KOT NUK KA THENE KRYEMINISTRI SHQIPTAR— EDI RAMA—SKENI PARE GJE AKOMA–PRIT SE DHE ME ZI DO TE SHOHIN TURISTET E HUAJ APO SHQIPTARE.

Shto Koment