PolitikeVirale

Shefja e kabinetit të Ministres së Shëndetësisë “beson” te efektet anësore të vaksinës anti-Covid, postimi i dyshimtë në Instastory

FOTO
Hoxhaj postoi në Instastory dje, një meme e krijuar për mjekun Pëllumb Pipero, i cili u vaksinua i treti.
Featured image of article: Shefja e kabinetit të Ministres së Shëndetësisë “beson” te efektet anësore të vaksinës anti-Covid, postimi i dyshimtë në Instastory

TIRANË- Vaksinimi nisi edhe në Shqipëri, ndërsa efektet anësore deri më tani të Pfizer/BioNtech, kanë qenë të papërfillshme. Sidoqoftë, për rrjetin dhe faqet humoristike, nisja e vaksinës ka qenë edhe një moment tjetër i vlefshëm për t’u bërë meme.

Dhe memet i ndjekin të gjithë, që nga kryeministri, tek ministrat dhe të tjerët në radhë… dhe duket se veten e ka gjetur edhe shefja e Kabinetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Erjona Hoxhaj.

Hoxhaj postoi në Instastory dje, një meme e krijuar për mjekun Pëllumb Pipero, i cili u vaksinua i treti. Fotomontimi ironizon faktin se mjeku nuk ka patur efekte anësore, ndërsa shihet me një “paruke”, mbi kokë.

Shefja e kabinetit të Ogerta Manastirliut duket se ka qeshur me memen, por mund të jetë edhe pjesë e grupit që nuk ka besim tek vaksina…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi në Instastory:

A është vërtetë skeptike edhe njeriu më pranë ministres? Ngelet për t’u parë me vijimin e vaksinimit.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment