Showbiz

FOTO/ “Me sqetulla pa rruar o motër”, Adelina Tahiri pozon me bikini, fansat kapin detajin

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka postuar disa foto me bikini teksa po kalon pushimet në plazh, por nuk ka mbetur as ajo pa marrë komente negative dhe kritika nga fansat në rrjetet sociale.
Featured image of article: FOTO/ “Me sqetulla pa rruar o motër”, Adelina Tahiri pozon me bikini, fansat kapin detajin Postimi i kengetares ne Instagram
Përditësuar:

TIRANË-Të gjithë personazhet e showbizzit po shijojnë në maksimum pushimet gjatë këtij sezoni veror, e teksa kontrollon në rrjetet sociale të gjithë po publikojnë foto e video nga plazhi.

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, pas suksesit që arriti me këngën e fundit ka publikuar disa foto në rrjetet sociale nga pushimet e saj në plazh pa treguar se në cilin vend ndodhet.

Me bikini dhe me format trupore që i bien në sy, këngëtarja ka postuar fotot nga shezlongu, ndaj të cilave nuk kanë pritur gjatë as fansat për ta komentuar.

Këtë herë është përballur me komente kritike, ku fansave nuk u ka pëlqyer veshja, lëkura e djegur nga dielli, e deri tek depilmi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Seriozisht e ke me këtë ngjyrë trupi të kuqërremtë dhe me sqetulla pa rruar o motër. Ike ti nga fshati po fshati nuk iku kurrë nga ty”, i ka shkruar një fanse.

Ndërsa një tjetër komentuese i shkruan: “ Ça e ke atë shenjë tek vithet ylli.”

A.C/Dosja.al

Shto Koment