FactcheckPolitike

FOTO-FLAGRANTE/ Ndodhi edhe kjo! Sandër Lleshaj përdor makinën e Ushtrisë për të ndërruar mobiljet e shtëpisë, rinovimi i apartamentit lë pa fjalë fqinjët

Në pamje të parë, çdo gjë është në rregull, por nëse shohim pamjet, mobiljet e Lleshajt janë transportuar me një nga automjetet e Ushtrisë Shqiptare.
Featured image of article: FOTO-FLAGRANTE/ Ndodhi edhe kjo! Sandër Lleshaj përdor makinën e Ushtrisë për të ndërruar mobiljet e shtëpisë, rinovimi i apartamentit lë pa fjalë fqinjët Sander Lleshaj, minister i Brendshem dhe mobiljet e transportuara me makinen e ushtrise

TIRANË- Në kohën kur e gjithë vëmendja e strukturave shtetërore do të duhet të ishte tek parandalimi i përhapjes së Covid-19, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mobilon shtëpinë. Rinovimi i ambienteve të brendshme të banesës së Lleshajt, në zonën pranë ATSH-së, rruga “Tefta Tashko”, është filmuar nga një nga fqinjët e ministrit, i cili dërgoi pamjet e transportimit të mobiljeve tek Dosja.al.

“Ka ardhur disa herë ..ka ndërruar gjithë mobiljet.”-denoncon i habitur fqinji i ministrit.

Lleshaj mobilon shtepine

Në pamje të parë, çdo gjë është në rregull, por nëse shohim pamjet, mobiljet e Lleshajt janë transportuar me një nga automjetet e Ushtrisë Shqiptare.

Makina e ushtrise me mobiljet e Lleshajt

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka ndërprerë marrëdhëniet me Ushtrinë prej gati dy vitesh, ku për të marrë detyrën hoqi dorë edhe nga titulli “Gjeneral”. Por duket se ndikimi i tij në Ushtri është i lartë, saqë i ka ngarkuar edhe rolin e ‘dum-dumit’, (makinë transporti popullore dhe e lirë).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Makina e ushtrise me mobiljet e Lleshajt

Në total, makina e ushtrisë ka bërë 5 rrugë, pasi ministri ka ndërruar të gjitha mobiljet e shtëpisë duke i bërë të reja, për t’i shkuar me gjasë për shtat me detyrën.

Ajo që ngelet pa përgjigje është fakti, pse ky rinovim bëhet me mjetet shtetërore, të cilat janë në shërbimin personal zyrtarëve të lartë, e jo të taksapaguesve shqiptarë. A e ka përvetësuar ministri pronën shtetërore, për interesin personal dhe jo atë publik?

Një shembull modest për situatën na vjen nga Italia, ku ish-ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, kërkoi falje publike para popullit italian, pasi i biri u shfaq duke përdorur një jet ski policie për t’u argëtuar në det. Ngjarja solli një stuhi reagimesh ndaj Salvinit, duke e akuzuar se e konsideron veten mbi ligjin.

(F.g/dosja.al)

3 Komente në “FOTO-FLAGRANTE/ Ndodhi edhe kjo! Sandër Lleshaj përdor makinën e Ushtrisë për të ndërruar mobiljet e shtëpisë, rinovimi i apartamentit lë pa fjalë fqinjët

  1. rriteni piacen, rriteni….

  2. Nuk befasohem pasi te DOSJA.AL kam shume besim ne fushen e investigimeve.Tani per tu bere me te besueshem,presim te na informoni se sa firmato blejne Deputetet Tongat,ngjyrat dhe cmimin.pasi jane gjera me interesa te medha per popullin.Lus Zotin qe ky pamflet te mos jete shtojce e Flete Rrufeve apo Daci bao-ve.

  3. Mos u çuditni se gjirh qeveritaret e rilindjes komuniste kush më shum e kush më pak vjedhin grabisin . Do ja beja hallall po të ishin të njerzishëm me të varferin me të dobtin . KÊTA PALO HAJDUT e sulmojn popullin me gaz helmus në 4 të mengjesit që tja prishin shtepin . Këta mostra helmojn fëmij të moshuar e nuk duan tja din . Jan hajdut po jan katila e shpirt zinjë

Shto Koment