Rajoni

FOTO/ Rrëfimi i babait të 4 djemve që ia vranë serbët: Na i rrahën gratë e fëmijët, më kanë shteruar lotët nga dhimbja

Tani babai i Beqir, Nazmi, Bedri e Bekim Sejdiut rrëfehet për zhgënjimin në drejtësi përderisa thotë se cdo natë lutet që kriminelët serbë që ia vranë fëmijët të marrin dënimin e merituar.
Featured image of article: FOTO/ Rrëfimi i babait të 4 djemve që ia vranë serbët: Na i rrahën gratë e fëmijët, më kanë shteruar lotët nga dhimbja Sheremet Sejdiu

Sheremet Sejdiu qe 22 vjet po pret drejtësi për katër djemtë e vrarë nga regjimi serb. Derisa thotë se i janë shterur lotët mbetet me shpresën se një ditë drejtësia do të triumfojë. Masakra në fshatin Qirez prej nga vjen Sejdiu, në aktakuzën e Speciales u quajt sulm dhe jo masakër.

Pak ditë para se të bëheshin 22 vjet nga vrasja e djemve të saj, vdiq nëna Adibe. Ajo i pa me sy forcat serbe duke ia vrarë djemtë.

Tani babai i Beqir, Nazmi, Bedri e Bekim Sejdiut rrëfehet për zhgënjimin në drejtësi përderisa thotë se cdo natë lutet që kriminelët serbë që ia vranë fëmijët të marrin dënimin e merituar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Sheremet Sejdiu

Sheremet Sejdiu thotë se forcave serbe nuk iu mjaftoi vrasja e katër djemve por edhe i rrahën gratë dhe fëmijët. Ai thotë se arrestimi i ish-krerëve të UCK’së e ka lënduar.

Sipas tij kjo është padrejtësi sërish ndaj djemve të tij dhe gjithë të vrarëve dhe të masakruarve e viktimave të dhunimit serb.

Ai thotë se do të vdes me zhgënjimin dhe lëndimin se kriminelët serbë nuk u dënuan. Marrë nga Express

Një Koment në “FOTO/ Rrëfimi i babait të 4 djemve që ia vranë serbët: Na i rrahën gratë e fëmijët, më kanë shteruar lotët nga dhimbja

  1. Serbet bejn festa kur shohin se Shqiptaret shpionojn njeri tjetrin dhe burgosen ,kurse Kriminelet Serbe jetojn te lire, Pa bashkim kombetar zdote fitoni asnji here ,por tek neve Shqiptaret nuk ekziston bashkimi ,kur qeveritaret vetem luftojne si ti mbushin xhepat dhe jo per popullin.

Shto Koment