Rajoni

FOTO/ Rindizet tensioni Greqi-Turqi, “Oruc Reis” afrohet 20 milje larg Rodosit, Athina në “alarm”: Do e diskutojmë në KE

Anija “Oruc Reis” ka rinisur lëvizjen dhe në bazë të kërkimit detar, lundrimi do të vijojë deri më 23 nëntor.
Featured image of article: FOTO/ Rindizet tensioni Greqi-Turqi, “Oruc Reis” afrohet 20 milje larg Rodosit, Athina në “alarm”: Do e diskutojmë në KE Anija Oruç Reis

GREQI-Rindizet tensioni midis Ankarasë dhe Athinës zyrtare. Disa javë pasi anija turke u tërhoq nga kërkimet në det, mediat greke shkruajnë se Ankaraja i ka nisur sërish ato.

Anija “Oruc Reis” ka rinisur lëvizjen dhe në bazë të kërkimit detar, lundrimi do të vijojë deri më 23 nëntor.

Kërkimet e anijes greke janë vendosur më pak se 20 milje në lindje të Rodosit, duke alarmuar qeverinë greke. Turqia ka njoftuar se kërkimet do të afrohen deri në 12 milje nga Rodosi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Koordinatat e anijes

“Ky veprim shton përshkallëzimin gjithnjë në rritje të sjelljes delikuente turke në Mesdheun Lindor. Ne e dënojmë atë në mënyrën më kategorike dhe presim që ajo të diskutohet plotësisht në Këshillin e ardhshëm Evropian në Dhjetor” thekson Athina zyrtare.

Burimi: Prothothema

(F.g/dosja.al)

Shto Koment