Politike

REZULTATI/ “Spiropali, më aktive se të gjithë”, Rama i “shqetësuar” me deputetët: Peleshi dhe Çuçi janë të fundit! (Situata me rrjetet sociale)

Siç shihet edhe në tabelë, Rama iu ka parashtruar deputetëve rezultatet ku shihet se deputetja Elisa Spiropali është ndër më aktivet në shpërndarjen e rrjeteve sociale, e pasuar nga Alket Hyseni.
Featured image of article: REZULTATI/ “Spiropali, më aktive se të gjithë”, Rama i “shqetësuar” me deputetët: Peleshi dhe Çuçi janë të fundit! (Situata me rrjetet sociale) Edi Rama, kryeminister

TIRANË- Partia Socialiste ka ndezur motorët për fushatën elektorale të vitit 2021, ku kryeministri e bëri të qartë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, se parësore do të jetë përdorimi i kanaleve online dhe rrjeteve sociale. Kryeministri kërkoi një angazhim maksimal, ndërsa mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje ka patur edhe një debat, ku Rama iu ka nxjerrë deputetëve “provat”.

Sarandanews ka siguruar raportin ku tregon cili deputet është më shumë aktiv dhe cili jo. Siç shihet edhe në tabelë, Rama iu ka parashtruar deputetëve rezultatet ku shihet se deputetja Elisa Spiropali është ndër më aktivet në shpërndarjen e rrjeteve sociale, e pasuar nga Alket Hyseni.

Ndërsa, deputeti Andrea Marto është më pasivi me rrjetet sociale, i shoqëruar nga Bledi Çuçi, Niko Peleshi dhe Ilirjan Pendavinji.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.g/dosja.al)

Shto Koment