Sport

FOTO/Real Madrid “mbretëron” edhe në vlerë, asnjë ekip italian në 10 vendet e para, ja renditja e klubeve më të pasura

Plot 6 skuadra italiane janë pjesë e 32 klubeve më me vlerë në Europë, por asnjëra prej tyre nuk pozicionohet në 10-shen e parë
Featured image of article: FOTO/Real Madrid “mbretëron” edhe në vlerë, asnjë ekip italian në 10 vendet e para, ja renditja e klubeve më të pasura

SPANJË-Kompania e njohur financiare dhe audituese KPMG ka përllogaritur vlerën e 32 klubeve europiane të futbollit dhe ka publikuar një renditje , që kryesohet nga Reali i Madridit, me një vlerë prej 3.5 miliardë eurosh.

Në përllogaritje merren parasysh faktorë si vlera e kartonit të lojtarëve, të ardhurat nga stadiumi, të ardhurat nga e drejta televizive etj., ndërsa podiumi plotësohet nga Manchester United dhe Barcelona.

Plot 6 skuadra italiane janë pjesë e 32 klubeve më me vlerë në Europë, por asnjëra prej tyre nuk pozicionohet në 10-shen e parë, me Juventusin që renditet e 11-a me vlerë 1.5 miliardë dhe Interin që renditet i 14-i me 983 milionë euro vlerë, por me një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë.

Edhe dy skuadrat e kryeqytetit, Roma e Lazio kanë njohur një rritje të ndjeshme të vlerës gjatë viteve të fundit, ndërsa Milani, që renditet i 22-ti, ka pësuar një rënie me rreth 3.5% krahasuar me vitin 2016.

Vlen të theksohet se nga 10 klubet më me vlerë, në Europë, 6 janë pjesë e Premier Leagues, të dhëna këto që konfirmojnë më së miri stabilitetin ekonomik të klubeve të futbollit në Angli, që më pas është reflektuar edhe në merkato.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Real Madrid (vlera: 3,478 miliardë euro)

 

Manchester United (vlera: 3,342 miliardë)
Barcellona (vlera: 3,193 miliardë)
Bayern Munich (vlera: 2,878 miliardë)
Liverpool (vlera: 2,658 miliardë)
Manchester City (vlera: 2,606 miliardë)
Chelsea (vlera: 2,218 miliardë)
Tottenham (vlera: 2,067 miliardë)

 

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment