Politike

FOTO/ Rama shtrëngon duart me Bushatin dhe xhelozojnë socialistët, fotografi: U shkrinë akujt

Foto janë bërë publike nga Agim Rama, i cili shton se jo vetëm shtrënguan duart, por dhe biseduan për çështjet e ditës.
Featured image of article: FOTO/ Rama shtrëngon duart me Bushatin dhe xhelozojnë socialistët, fotografi: U shkrinë akujt Edi Rama dhe Ditmir Bushati

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën anti-KÇK, ku ka bërë me dije detajet e draftit të ti që sipas tij do të luftojë kriminelët. Por sot pas prezantimit të draftit të ri, Rama ka “thyer akullin” dhe me Ditmir Bushatin, pasi kanë shtrënguar duart në fund.

Edi Rama dhe Ditmir Bushati

Foto janë bërë publike nga Agim Rama, i cili shton se jo vetëm shtrënguan duart, por dhe biseduan për çështjet e ditës. “Kryeministri Rama ‘shkrin akujt me Bushatin’ sot ato jo vetem shtrenguan duarte por dhe biseduan per ceshtiet e dites…”, shkruan fotografi.

Edi Rama dhe Ditmir Bushati

Por siç shihet nga fotot, fytyrat e Ramës dhe të Bushatit nuk janë shumë të gëzuara, po ashtu dhe fytyrat e socialistëve të tjerë. Niko Peleshi, Mirela Kumbaro dhe Gramoz Ruçi shihen disi të ngrysur teksa vështrojnë shtrëngimin e duarve me Kryeministrit dhe ish-ministrit të Jashtëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment