
TIRANË- Para nisjes së sfidër Kryeminsitri Edi Rama së bashku me kreun e FSHF dhe atë të UEFA, kanë zhvilluar një ceremoni për inaugurimin e stadiumit, ku kanë mbejtur dhe fjalën e rastit.
Kreu i qeverisë në këtë aktivitet ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali i tyre i vogël, Zaho. Në fjalën e tij kryeminstri Rama theksoi se mezi e ka pritur këtë moment historik.
“Një ditë që mbetet në histori për sportin shqiptar. E kam pritur këtë moment prej shumë e shumë vitesh, e kam ëndërruar gjatë që shqiptarët nuk do të hynin më në një nevojtore futbolli për të mbështetur kombëtaren”-tha kryeministri Rama.
Ndërsa pas fjalës shkoi në tavolinën ku e priste Linda dhe Zaho. Ajo që ra në sy ishte ishin veprimet e Zahos, i cili mori gotën e shampanjës që ishte për Ramën dhe luante me të.
(A.B. Dosja.al)