Aktualitet

FOTO/ Qytetarët disiplonohen për distancën. Mbrojtja kundër COVID-19 kalon limitet, nis përdorimi i maskave kundragaz

Pranë bizneseve që janë hapur dhe në kohë virusi, bashkia ka vizuar në trotuar disa rathë të vërdhë, si një sinal për qytetarët që të mbajnë distancën fizike me njëri-tjetrin.

TIRANË– Përhapja e pandemisë në Shqipëri ka bërë që autoritet të marrin masa të forta për parnadalimin e përhapjes së virusit. Por qytetarët sërish dalin nga shtëpitë e tyre për të kryer blerjen e ushqimeve apo ilaceve të nevojshme.

Sot në Tiranë lëvizjet kanë qenë të shumta, por masat po ashtu janë të dukshme. Pranë bizneseve që janë hapur dhe në kohë virusi, bashkia ka vizuar në trotuar disa rathë të vërdhë, si një sinal për qytetarët që të mbajnë distancën fizike me njëri-tjetrin.

Por dhe këta të fundit duket se e kanë marrë seriozisht mbrojtjen nga COVID-19 dhe kanë vendosur maska, si nga më të thjeshtat e deri tek kundragazi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fotot e siguruara nga LSA shihet një panoramë më e gjerë e gjithçkaje që ka ndodhur sot në kryeqytet.

(D.K. Dosja.al)

Shto Koment