Bota

FOTO/ Pyjet e fundosura për 4500-vjet nga deti e rëra, zbulohen nga stuhia ‘Hana’

Pemët kanë dal në sipërfaqe nga baticat që kanë rënë ditët e fundit.

MBRETËRI E BASHKUAR- Pylli parahistorik që u varros nën ujë dhe rërë rreth 4.500-vjet më parë është zbuluar nga Stuhia ‘Hana’.

Një mit i shekullit të 17-të tregon si një qytetërim i njohur si, ‘Cantre’r Gwaelod’ ose ‘Hundreds Sunken’ është mbuluar nga rëra dhe deti. Pjesët e mbetura të pemëve, të ruajtura nën det janë ekspozuar nga baticat dhe erërat e forta.

Sipas një miti, ‘Cantre’r Gwaelod’ zgjat rreth 20 kilometra në perëndim të bregut aktual në atë që tani njihet si Cardigan Bay, midis Ynyslas dhe Borth në qarkun e Ceredigion.

Burimi: BBC

L.K/Dosja.al

Shto Koment