BotaKuriozitete

(FOTO) Pitoni gllabëron një krokodil të tërë në pak sekonda

Fotografi të mahnitshme tregojnë momentin që pitoni gllabëron një krokodil të tërë në një moçal të errët.

AUSTRALI– Disa foto të rralla tregojnë se si një piton ka gllabëruar përnjëherë një krokodil në ujrat e ëmbla të një moçali të errët në veri të Australisë.

Martin Muller shkrepi fotot e gjarprit të dytë më të madh të Australisë, një piton ngjyrë ulliri, i cili hëngri një krokodil të tërë në vetëm pak sekonda.

Imazhet e kapura u postuan në mediat sociale dhe bënë xhiro në rrjet duke sjellë me mijëra përgjigje. Shumë njerëz u habitën se si pitoni arriti të mposhte një krokodil, ndërsa të tjerë mbetën të habitur se si fotografi kishte rrezikuar aq shumë për të shkrepur këtë moment.

“Është e zakonshme që pitonët të hanë shumë gjëra, nsepse ata mund ta përshtatin atë në gojën e tyre”, – tha një studiuese e pitonëve. Madje ata kanë aftësinë për të zgjeruar nofullat e tyre të kafshimit dhe nuk është e pazakontë ngrënja e një krokodili.

Ndryshe nga homologët e ujrave të kripura, krokodilat e ujërave të ëmbla nuk i sulmojnë njerëzit përveç se për vetëmbrojtje.

Burimi: DailyMail

(R.L/Dosja/al)

Shto Koment