Sport

FOTO/ Pirlo habit me formacionin anti-Bologna, lë në stol Ronaldon. Pioli luan gjithçka për gjithçka ndaj Atalantës

Vëmendja më e madhe do të jetë në sfidat Bologna-Juventus, Atalanta-Milan dhe Verona-Napoli. Trajneri Pirlo i ka surprizuar të gjithë, teksa për këtë ndeshje e ka nisur me Ronaldon nga stoli.
Featured image of article: FOTO/ Pirlo habit me formacionin anti-Bologna, lë në stol Ronaldon. Pioli luan gjithçka për gjithçka ndaj Atalantës Cristiano Ronaldo

ITALI-Duke filluar nga ora 20:45 do të luhen 6 ndeshjet e fundit të Serisë A për këtë sezon, teksa sytë e të gjithë tifozëve janë nga Juventusi, Milani dhe Napoli. Këtë sezon në Serinë A, gara për një vend në Champions League u bë mjaft e luftuar duke bërë që 3 ekip të mos dorëzohen deri në fund.

Vëmendja më e madhe do të jetë në sfidat Bologna-Juventus, Atalanta-Milan dhe Verona-Napoli. Trajneri Pirlo i ka surprizuar të gjithë, teksa për këtë ndeshje e ka nisur me Ronaldon nga stoli. Tekniku i Milanit, Stefano Pioli nuk do të ketë të gatshëm për sfidën ndaj zikaltërve sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, por pritet që tekniku italian mos të privohet nga kjo mungesë dhe të hedhë një ekip tërësisht sulmues në sfidën ndaj Atalantës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Bologna-Juventus

Në krahun tjetër, Gasperini kërkon që të konfirmojë skuadrën e tij pas humbjes së finales së Kupës, dhe do tentojë të marrë një rezultat pozitiv përballë Milanit për të mbajtur vendin e dytë në renditje.

Atalanta-Milan

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment