Showbiz

Përkeqësohet gjendja e moderatorit Ardit Gjebrea pas infektimit me COVID19, mjekët i ndalojnë drejtimin e emisionit edhe nga shtëpia

FOTO
Vetë Arditi shkruan në rrjetet sociale se mjekët i kanë thënë se duhet të pushojë
Featured image of article: Përkeqësohet gjendja e moderatorit Ardit Gjebrea pas infektimit me COVID19, mjekët i ndalojnë drejtimin e emisionit edhe nga shtëpia Ardit Gjebrea

TIRANË- Moderatori Ardit Gjebrea njoftoi disa ditë më parë se ishte infektuar me COVID19, por kjo nuk e pengoi që ta drejtonte emisionin nga shtëpia. Por kësaj jave situata është ndryshe. Vetë Arditi shkruan në rrjetet sociale se mjekët i kanë thënë se duhet të pushojë dhe këtë javë shton ai, programi do të moderohet nga Enkel Demi, Gentian Zenelaj dhe Marsela Çibukaj.

“Këtë të dielë mjekët më thanë pushim, por nuk do të ketë pushim E Diela Shqiptare”, shkruan Arditi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.g/dosja.al)

Shto Koment