Kuriozitete

Për herë të parë pas 10 vitesh, koronavirusi bën të mundur çiftëzimin e pandave

FOTO
Me kopshtin zoologjik të mbyllur për vizitorët, pandat më në fund çiftëzohen pas 10 vjetësh.
Featured image of article: Për herë të parë pas 10 vitesh, koronavirusi bën të mundur çiftëzimin e pandave Çiftëzimi i pandave në Hong Kong.

HONG KONG– Pandemia e koronavirusit i ka dhënë nmundësinë një çifti pandash në një kopësht zoologjik në Hong Kong, që të kenë kohë të mjaftueshme për t’u çiftëzuar.

Rojtarët në Parkun të kopshtit zoologjik në Hong Kongut janë përpjekur pa sukses për 10 vite me radhë, që të bëjnë pandat 14-vjeçare Ying Ying dhe Le Le të bashkohen natyrshëm. Një përpjekje dhjetëvjeçare që ishte dëshmuar e pafrytshme.

Çiftëzimi i pandave në Hong Kong.

Sidoqoftë, me kopshtin zoologjik të mbyllur për vizitorët që nga fundi i janarit për shkak të shpërthimit të Covid-19, stafi filloi të vërente ndryshime në sjelljen e kafshëve.

“Që nga fundi i Marsit, Ying Ying filloi të kalonte më shumë kohë duke luajtur në ujë, ndërsa Le Le po linte shenjat e aromave përreth habitatit të tij dhe po i afrohej zonës për aromën e Ying Ying,”– thuhet në një deklaratë nga kopshti zoologjik.

Pas kësaj parathënie, “Ocean Park” me krenari njoftoi se të dy pandat kishin sukses në çiftëzimin natyror.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Procesi i suksesshëm i çiftëzimit natyror sot është jashtëzakonisht emocionues për të gjithë ne, pasi mundësia e shtatzënisë përmes çiftëzimit natyror është më e lartë sesa nga mbarësimi artificial,” – tha kopshti zoologjik i cili premton të na ruajë të gjithëve të azhurnuar në lidhje me këtë rast të rëndësishëm.

Burimi: shanghaiist

R.L/Dosja.al

 

Shto Koment