Aktualitet

Pas dorëzimit të banorëve mbërrin edhe PD tek Astiri, pse iu doli gjumi me vonesë Balliut, Palokës dhe Nokës?

Në fakt, Paloka do duhet të shpjegonte, pse Partia Demokratike mungoi që në orën 05:00 të mëngjesit, moment kur pritej të ndodhte përplasja.
Featured image of article: Pas dorëzimit të banorëve mbërrin edhe PD tek Astiri, pse iu doli gjumi me vonesë Balliut, Palokës dhe Nokës? Klevis Balliu, Flamur Noka

TIRANE- Pasi gjithçka ka përfunduar në ndihmë të banorëve të shpërndarë kanë shkuar edhe ish-deputetët e Partisë Demokratike. Flamur Noka, Edi Paloka dhe Klevis Balliu kanë thënë se policia e Ramës i ngjau asaj të Millosheviçit dhe se banorët janë sulmuar.

“Policia i sulmoi njësoj si Kosova u sulmua nga Millosheviçi. Jemi këtu për mbështetje morale, ka mijëra policë, është e pamundur të veprojmë ndryshe”.-tha Paloka. 

Në fakt, Paloka do duhet të shpjegonte, pse Partia Demokratike mungoi që në orën 05:00 të mëngjesit, moment kur pritej të ndodhte përplasja. Klevis Balliu, ndërkohë duhet theksuar se bëri edhe një libër me këtë kauzë, që deri pak javësh e quante të fituar…

(F.g/dosja.al)

Shto Koment