Bota

FOTO/ Panik për blerje në Britaninë e Madhe, njerëzit vendosen në radhë që prej orëve të para të mëngjesit

Ndërkohë, vendi ka mungesa të sallatës jeshile, agrumeve, brokolit dhe lulelakrave, të cilat zakonisht importohen nga vendet e tjera. Në fotot e publikuara në media, shihen njerëzit në radhë për të kryer blerjet dhe kamionët që transportojnë mallra të cilët janë bllokuar. 

BRITANIA E MADHE-Panik për blerje në Britaninë e Madhe. Franca ka pezulluar transportin e mallrave me Britaninë e Madhe, gjë e cila ka detyruar njerëzit të shkaktojë radhë të madhe në supermarket, duke nisur nga ora 5:50 e mëngjesit, për të blerë ushqimet para Krishtlindjeve.

Ndërkohë, vendi ka mungesa të sallatës jeshile, agrumeve, brokolit dhe lulelakrave, të cilat zakonisht importohen nga vendet e tjera. Në fotot e publikuara në media, shihen njerëzit në radhë për të kryer blerjet dhe kamionët që transportojnë mallra të cilët janë bllokuar.

Një lloj i ri i Covdi-19 është zbuluar në Angli dhe në disa vende ishullore dhe po përhapet më shpejtësi në gjithë vendin. Britania e Madhe, ditën e djeshme ka vendosur masa të reja, parandaluese. Raste me infektime janë shfaqur dhe në disa vende si Holanda, Belgjika dhe Danimarka, të cilat kanë ndërprerë fluturimet me Britaninë e Madhe. Shumë vende të tjera kanë vendosur ditën e sotme, mbylljen e kufinjve. Kjo situatë ka shqetësuar dhe OBSH-në, e cila i ka bërë thirrje vendeve anëtare që të shtojnë kontrollet për identifikuar rastet. Nga ana ditën e sotme BE-ja pritet të mbaj një mbledhje emergjente.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Mutacioni i ri në Angli frikëson Europën! 15 shtete mbyllin kufinjt me Britaninë e Madhe, njerëzit në panik, boshatisin supermarketet, largohen me avionët e fundit nga vendi. Pritet mbledhja urgjente e Boris Johnson.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment