Bota

FOTO/”Operacioni sekret”, vaksinat antiCovid mbërrin në Britaninë e Madhe…

Qeveria nuk dha asnjë informacion në lidhje me ngarkesën që kishin kamionet që mbanin vaksinat e Pfizer dhe Biontech, si masë sigurie nga kërcënimet e grupeve kriminale. Një ditë më parë ishte Interpol që paralajmëroi se grupet kriminale do të tentojnë të merrnin vaksinat antiCovid, kështu kjo ishte një mënyrë e mirë për t'u ruajtur.

BRITANI E MADHE-Vaksinat antiCovid kanë mbërritur në Britaninë e Madhe. Sipas mediave të huaj, mbërritja e tyre ka ndodhur përmes një operacioni sekret, me kamiona të pamarkuar, për çështje sigurie.

Më herët qeveria nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me ngarkesën që kishin kamionët që mbanin vaksinat e Pfizer dhe Biontech. Një ditë më parë ishte Interpol që paralajmëroi se grupet kriminale do të tentojnë të merrnin vaksinat antiCovid. Nisur nga informacionet që qarkulluan në media kjo ishte një mënyrë e mirë për t’u ruajtur.

Vaksinat janë prodhuar në një fabrikë në Belgjikë, prej andej mbërritën në Britaninë e Madhe. Më herët qeveria ka  konfirmuar mbërritjen e ngarkesës, por nuk dha asnjë detaj tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Britania do të nisë javën që vjen operacionin më të madh të vaksinimit në histori. 800 mijë dozat e para do të dërgohen fillimisht në disa laboratorë për një kontroll tjetër dhe më pas do të shpërndahen nëpër spitale dhe qendrat e vaksinimit.

Vaksina anti-Covid e Pfizer dhe BioNTech u miratua ditën e djeshme në Angli nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA). Anglia është bërë kështu vendi i parë në botë që ka miratuar një vaksinë anti-Covid për përdorim masiv.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment