Sport

FOTO/ Nuk kanë fund telashet për Skënderbeun, tani FIFA i bllokon merkaton, ja aryseja

Gjyqi i humbur në 15 janar me Kaba Sambou ka bërë që FIFA të vijë me një vendim të hidhur
Featured image of article: FOTO/ Nuk kanë fund telashet për Skënderbeun, tani FIFA i bllokon merkaton, ja aryseja Skënderbeu

KORÇË– Telashet për Skënderbeun nuk kanë fund. Pas përgjigjes negative nga Gjykata Federale e Zvicrës për 10 sezone përjashtim nga kompeticionet euorpiane dhe 1 milionë euro gjobë, tani FIFA ka vendosur të bllokojë merkaton. Gjyqi i humbur në 15 janar me Kaba Sambou ka bërë që FIFA të vijë me një vendim të hidhur.

Klubi bardhekuq i detyrohet lojtarit në fjalë një shifër prej afërsisht 90 mijë euro. “Euronews“ ka zbuluar edhe dokumentin e FIFA-s ku Skënderbeu njihet me këtë vendim. Deri në momentin që skuadra juglindore do të paguajë dëmshpërblimin për Sambou, merkatoja do të qendrojë e mbyllur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky vendim qendron në fuqi për 3 sezone, për këtë arsye në Korçë duhet të nxitojnë për të zgjidhur këtë çështje sa më parë.

FIFA

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment