Sport

FOTO/Nuk ka Dinamo Brest as Crvena Zvezda, Tirana duhet të “kryqëzojë” gishtat, UEFA zbulon kundërshtarët e bardhebluve

UEFA ka bërë ndarjet e ekipeve në grupe para shortit siç bën gjithmonë dhe Tirana bën pjesë në grupin 1, aty ku në vazon e favoriteve janë zviceranët e Young Boys dhe kroatët e Dinamos së Zagrebit që janë dy kundërshtarë të mundshëm për bardheblutë
Featured image of article: FOTO/Nuk ka Dinamo Brest as Crvena Zvezda, Tirana duhet të “kryqëzojë” gishtat, UEFA zbulon kundërshtarët e bardhebluve Tirana

TIRANË-Sot në orën 14:00 në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës play-off me Tiranën që do të mësojë kundërshtarin. Nuk do të jetë as Crvena Zvezda dhe as Dinamo e Tblisit, skuadra me të cilat bardheblutë janë përballur në dy turet e para të Champions League dhe ekzistonte mundësia që të ndesheshin sërish por shorti nuk i vendosi në të njëjtin grup. 3 çifte do të përcaktohen mes skuadrave të të njëjtës vazo pra atyre të jo favoriteve.

UEFA ka bërë ndarjet e ekipeve në grupe para shortit siç bën gjithmonë dhe Tirana bën pjesë në grupin 1, aty ku në vazon e favoriteve janë zviceranët e Young Boys dhe kroatët e Dinamos së Zagrebit që janë dy kundërshtarë të mundshëm për bardheblutë në këtë fazë, gjithmonë nëse shorti do të tregohet jo shumë bujar me Tiranën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse fati do ta vendosë përballë Dinamos së Zagrebit atëherë bardheblutë do të kërkojnë të përsërisin atë që bëri Skënderbeu tre vite më parë duke i eliminuar kroatët në play-off. Por në vazon e jo favoriteve përveç Tiranës bëjnë pjesë edhe  fitueset e çifteve të turit të tretë mes Florianës së Maltës dhe Flora Tallin të Estonisë, KUPS të Finlandës dhe Suduvas së Lituanisë dhe Djurgarden të Suedisë dhe Cluj të Rumanisë.

Kundërshtarët e Tiranës

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment