Aktualitet

FOTOT/ Rezervoni të shtunën! Plazhi i Darëzezës do mbushet plot me “kalorës”. Ja çfarë aktiviteti që do zhvillohet për herë të parë

Plazhi i Darëzezës, ndodhet në një fshat turistik të vendosur brigjeve të detit Adriatik në qarkun e Fierit. Plazhi nuk shquhet vetëm për rërën kurative, por edhe pyllin shekullor.

FIER- Bregdeti i Darëzezës në Fier është zgjedhur për t’u kthyer në një pistë hipizmi. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Blendi Kolosi, i cili ka shpërndarë edhe pamjet nga bregdeti i mbushur plot me kuaj.

“Bregdeti, i shtohet një produkt turistik i ri. Për herë të parë, bregdeti i Fierit, Darëzeza, do të shndërrohet në një “pistë” hipizmi . Gara nis të shtunën, ku bashkohen kalorës nga e gjithë Shqipëria, Kosova e Mali i Zi.#unërrinëshqipëri #pushoshqip #smilealbania,”- ka shkruar Blendi Klosi në postimin e tij.

Plazhi i Darëzezës, ndodhet në një fshat turistik të vendosur brigjeve të detit Adriatik në qarkun e Fierit. Plazhi nuk shquhet vetëm për rërën kurative, por edhe pyllin shekullor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo pjesë e Adriatikut shoqërohet edhe me valët e forta të detit, duke ofruar për të apasionuarit e Kitesurfing (rrëshqitje në valët e detit), ëindsurf, ëakeboard, si dhe sporte të tjera. Bregdeti i Darëzezës është i vetmi në Ballkan ku era krijon dallgë të cilat janë të favorshme për këto lloj sporti në Shqipëri.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment