Aktualitet

FOTO NGA SPITALI/ Hilë Gjini: Rashë në tokë e s’bëja dot asgjë, fëmijë u përleshën me autorin dhe i morën armën

Në një intervistë për 'Shqipëria LIVE', Gjini ka treguar se si gruaja dhe fëmijët e tij, kanë dalë nga makina dhe kanë bllokuar 69-vjeçarin Gjergj (Gjin) Gjini, që të shmangej një tragjedi.
Featured image of article: FOTO NGA SPITALI/ Hilë Gjini: Rashë në tokë e s’bëja dot asgjë, fëmijë u përleshën me autorin dhe i morën armën

TIRANË– Hilë Gjini, i cili mbeti i plagosur dy ditë më oarë nga fqinji i tij, ka rrëfyer momentet e sulmit me armë. Në një intervistë për ‘Shqipëria LIVE’, Gjini ka treguar se si gruaja dhe fëmijët e tij, kanë dalë nga makina dhe kanë bllokuar 69-vjeçarin Gjergj (Gjin) Gjini, që të shmangej një tragjedi.

“Nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë.”Isha në makinë me 4 fëmijët. Doli para Gjergji i cili po luante armën sa majtas dhe djathtas për të gjuajtur drejt makinës. Aty vendosa që të dilja jashtë. Një plumb më kapi në këmbë, pasi ja ula armën. Unë isha në tokë se arma bën punën e vet. Por nusja me fëmijët arritën t’ia merrnin. Ka gjuajtur një plumb kur po përlesheshin fëmijët më të, por fatmirësisht nuk i kapi. Kur i pashë fëmijët të përlesheshin me të, unë isha në tokë e nuk mund të bëja asgjë. Nuk i kisha humbur ndjenjat, por nuk isha i zoti për të lëvizur. Pasi i morëm armën, gruaja ia dha vajzës dhe ajo u largua. Nisi të gjuante me gurë dhe më pas u largua. Fatmirësisht ata janë mirë”, përfundoi Hilë Gjini.

Kurse gazetari i asaj zone, Gjergji tha se autori është person problematik dhe se policia ka qenë në shtëpinë e tij 10 herë.

“Ai është njohur si personazh problematik, s’mund të themi që është kërcënim real për banorët por që ka pasur disa probleme me fqinjët dhe policia ka qenë shumë herë në shtëpinë e tij. Ka një akuzë ndaj Gjin Gjinit për vrasje me paramendim, fakti që ndodheshin në makinë 4 fëmijë e bën situatën më keq”, tha Gjergji në  lidhje live me emisionin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Eksperti i ftuar në studio tha se diçka qëndron pas kësaj ngjarjeje, pasi i plagosuri dukej shumë indiferent dhe nuk dha një shpjegim se çfarë kishte ndodhur apo çfarë konflikti kishte pasur.

Hilë Gjini u plagos para dy ditësh. Atij iu bë pritë nga fqinji, pas konflikteve për motive pronësie. Gjini ishte duke dërguar fëmijët në shkollë, bashkë me të shoqen, të cilët panë të gjithë tmerrin. Fatmirësisht 43-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment