Showbiz

(FOTO) Nga politikanët e njohur tek biznesmenët e rëndësishëm, eventi që bëri bashkë VIP-at

Tre vjetori i “Padam” bëri bashkë të gjithë VIP-at, të cilët të kuruar në detaj, u paraqitën në këtë event.

TIRANË– Organizimi i eventit më të rëndësishëm të javës, mblodhi bashkë njerëz të rëndësishëm të medias dhe jo vetëm. Politikanë e biznesmenë ishin pjesë e mbrëmjes së organizuar nga “Padam Botique Hotel” me rastin e tre-vjetorit.

Nga Ylli Ndroqi me bashkëshorten, Vera Grabocka, Alketa Vejsiu, Jonida Shehu, nusja e Sandër Frangajt, Orinda Huta dhe bashkëshorti, Turjan Hysko etj, ishin pjesë e këtij eventi gjigand.

Të kuruar në detaj, me veshje elegante dhe me finesë, femrat shkëlqyen në mbrëmje. Por nuk mbeteshin pas dhe VIP-at meshkuj, veshur plot stil. Revista Bordo ka publikuar disa nga personazhet, pjesmarrës në event.

(R.L/Dosja.al)

                                                                                                                      

Shto Koment