Aktualitet

FOTO nga banesa ku ndodhi krimi i rëndë në Rrëshen, Esmeralda prej 3 vitesh nuk ishte takuar me ish-burrin e saj

Burimet bëjnë me dije se Esmeralda kishte tre vite që nuk ishte takuar me ish-burrin e saj, që pas vendimit të gjykatës dhe se përballja e djeshme ka qenë takimi i parë mes tyre pas divorcit.
Featured image of article: FOTO nga banesa ku ndodhi krimi i rëndë në Rrëshen, Esmeralda prej 3 vitesh nuk ishte takuar me ish-burrin e saj

Rrëshen- Detaje të reja kanë dalë vrasja e dyfishtë në Rrëshen, ngjarje kjo që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Fatmir Kolecaj vrau me armë zjarri ish-gruan e tij dhe kuantin, përkatësisht Esmeralda dhe Vladison Filopati. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Esmeralda kishte tre vite që nuk ishte takuar me ish-burrin e saj, që pas vendimit të gjykatës dhe se përballja e djeshme ka qenë takimi i parë mes tyre pas divorcit.

Foto nga banesa ku ndodhi krimi i rëndë

Po kështu,  burimet bëjnë me dije se mes çiftit i vetimi sherr ka qenë kujdestaria e fëmijëve, pasi Fatmir Kolecaj nuk është pajtuar asnjëherë me vendimin e gjykatës. Dosja.al ka siguruar edhe pamje nga banesa ku ndodhi krimi i rëndë, ku aty sot janë hapur dyert e mortit.

Foto nga banesa ku ndodhi krimi i rëndë

Mbërmjen e djeshme në Rrëshen Fatmir Kolecaj nxori armë dhe vrau ish-bashkëshorten dhe kunatin, Esmeralda dhe Vladison Filopati, në oborrin e shtëpisë së tyre. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas sherrit për 3 fëmijët e çiftit, pasi vikitimat kohët e fundit nuk kanë lënë autorin që t’i shikonte ata.Skena makabre është parë nga e gjithë familja dhe nga banorët e zonës. Pas krimit, Koleci është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka vënë 5 milionë lekë dëmshpërblim për këdo që jep informacion për autorin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto nga banesa ku ndodhi krimi i rëndë

J.V/Dosja.al 

Shto Koment