Aktualitet

FOTO: Ndërroi jetë nga koronavirusi, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i mjekut Drini Dobi

  • Mesazhi rrëqethës i kolegëve për mjekun Drini Dobi, përlotin rrjetin me fjalët
  • Pasditen e sotme, trupi i tij i pajetë u prit nga miq dhe kolegë të tij por nuk mungonin as studentët e tij. Sot ai u dërgua për në banesën e tij dhe gjatë ditës së nesërme do të përcillet për në varreza.
    Featured image of article: FOTO: Ndërroi jetë nga koronavirusi, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i mjekut Drini Dobi

    TIRANË– Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i mjekut neurolog Drini Dobi. Ky i fundit u nda nga jeta në datën 9 dhjetor, në moshën 51-vjeçare, për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi infektimi nga pandemia e koronavirusit.

    Pasditen e sotme, trupi i tij i pajetë u prit nga miq dhe kolegë të tij por nuk mungonin as studentët e tij. Sot ai u dërgua për në banesën e tij dhe gjatë ditës së nesërme do të përcillet për në varreza.

    51-vjeçari Dobi rezultoi pozitiv me COVID-19 më 22 nëntor por me kalimin e kohës, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe u vendos që të nisej për në Itali. Për të mundësuar kurimin e tij, në rrjetet sociale u iniciua fushatë për financimin e kostove të spitalit në Itali. Megjithatë pavarësisht përpjekjeve gjendja e tij nuk u përmirësua.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Drini Dobi ka qenë mjek neurolog në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, prej më tepër se dy dekadash.

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment