Politike

VIDEO/ Myslim Murrizi merr postin zyrtarisht, i pret fjalën Ballës, ia jep Kodhelit

Murrizi, e përballoi me sukes sfidën e parë në Kuvend, dhe menaxhimin e kohës së fjalimeve të deputetëve.

TIRANE- Myslim Murrizi ka drejtuar sot zyrtarisht seancën plenare në Kuvend. Në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit, Murrizi ka zëvendësuar sot kryetarin Gramoz Ruçi, pasi ky i fundit, ka pritur në kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

Murrizi, e përballoi me sukes sfidën e parë në Kuvend, dhe menaxhimin e kohës së fjalimeve të deputetëve.

Myslim Murrizi, nënkryetar Kuvendi

Kështu, Murrizi ia preu fjalën kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla, dhe ia kaloi deputetes socialiste në Kukës, Mimi Kodheli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme u mblodh Kuvendi, ku Kryeministri Edi Rama e përdori seancën e sotme për t’i bërë apel opozitës që të bashkojë zërin me mazhorancën për hir të negociatave me BE. Soreca i dorëzoi sot progres-raportin Ruçit dhe kërkoi që të bëhet më shumë punë për të bindur BE.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment