Aktualitet

“Mirëseerdhe kampion”, fqinjët marrin në krahë, puthin dhe përqafojnë Alvinin, vogëlushi shqiptar pritet me brohorima në Itali (FT+VD)

Sapo ka mbërritur në qytezën e Barzagos në provincën e Leço në veri të Italisë, fqinjët kanë dalë të gjithë jashtë për të pritur ‘kampionin shqiptar’.

ITALI– Alvin Berisha 11-vjeçari shqiptar që u shpëtua nga kampi i ferrit në Siri është pritur në mënyrë fantastike në Itali. Sapo ka mbërritur në qytezën e Barzagos në provincën e Leço në veri të Italisë, fqinjët kanë dalë të gjithë jashtë për të pritur ‘kampionin shqiptar’.

Ata e kanë marrë në krahë dhe siç shihet edhe në pamje e puthin dhe e përqafojnë gjithë kohën. Ndërkohë në një faqe muri të pallatit është varur një parullë më mbihskrimin: Mirëseerdhe kampion!

Alvini i vogël qëndron i buëqeshur gjithë kohës, dhe të drejtë tashmë që është kthyer më në fund pranë gjirit të familjes.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që mbërtheu para ekranit të gjithë njerëzit anë e mbanë botës pas prej vitesh endej në kampet e Sirisë, teksa i ati e kërkonte dëshpërimisht me zemër në dorë. Ai u shpëtua një ditë më parë dhe arriti të bashkohej me të atin, Afrim Berisha dhe me dy motrat e tij, falë një operacioni ndërkombëtar që u realizua në bashkëpunim me forcat amerikane, Gjysmë Hënën, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Inteligjencën italiane.

I vogli shqiptar u rrëmbye nga e ëma Valbona Berisha, e cila para pesë vitesh mori Alvinin e vogël dhe u nis drejt Sirisë pa pyetur askënd për t’u bërë bashkë me forcat e ISIS.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment