Politike

FOTO/ Meta takon zyrtarin amerikan në Tiranë: SHBA gjithmonë një kampion i lirisë dhe drejtësisë

Nga maxhoranca janë hedhur akuza ndaj Metës sikur ka vepruar kundër Amerikës dhe BE. Për këtë Kreu i Shtetit sot ka postuar një foto me ambasadorin Sam Brownback, të cilin e quan mysafrin e tij special.
Featured image of article: FOTO/ Meta takon zyrtarin amerikan në Tiranë: SHBA gjithmonë një kampion i lirisë dhe drejtësisë Sam Brownback dhe Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta dhe maxhoranca ditët e fundit po vijojnë debatin mes tyre për Gjykatën Kushtetuese, ku akzuat kanë qenë të shumta.

Nga maxhoranca janë hedhur akuza ndaj Metës sikur ka vepruar kundër Amerikës dhe BE. Për këtë Kreu i Shtetit sot ka postuar një foto me ambasadorin Sam Brownback, të cilin e quan mysafrin e tij special. Më tej Meta shprehet se SHBA është gjithmonë kampion i lirisë dhe i drejtësisë

Një kënaqësi e veçantë të kem Ambasadorin Sam Brownback në Tiranë si mysafirin tim special. Do të jemi së bashku nesër në Konferencës për Lirinë Fetare. SHBA gjithmonë një kampion i lirisë dhe drejtësisë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane! 🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan Meta.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment