
TIRANË- Moderatorja Dajana Shabani në një postim në mediat sociale tregon se ka pasur miqësi me biznesmenin që u gjet i vdekur sot në banesën e tij në Farkë. Shabani shkruan se njihet me Eugert Lazajn pronarin e “Adorions Palace”, që kur ai ishte 18 vjeç dhe nuk i besohet që ai nuk jeton më.
Në reagimin e saj moderatorja shprehet se ai meritonte të jetontë dhe ishte miku i saj i ditëve të vështira. “Nuk më bësohet që ti nuk jeton më! Të njoh që 18 vjeç, dhe ti meritoje me jetu!!! Qofshë i parajsës miku i ditëve të vështira!!!”, shkruan Shabani, teksa ka ndarë me ndjekësit dhe një foto të viktimës.

Eugert Lazaj u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës. Ndërkohë nuk është ende e paqartë nëse biznesmeni është vrarë apo është vetëvrarë. Dosja.al ka kërkuar informacion zyrtar nga Policia e Shtetit, por ende nuk ka një reagim për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes.
(A.B. Dosja.al)