Aktualitet

FOTO/ Me zemra mes përqafimesh, Marsida Qatja rishfaqet dy muaj pas vrasjes në krahët e bashkëshortit: Lumturi të të duan

Në një postim në Facebook, Marsida shihet e përqafuar me bashkëshortin e saj, Indrit Hyseni, që mesa duket ka përfunduar dënimin e tij për drogë.
Featured image of article: FOTO/ Me zemra mes përqafimesh, Marsida Qatja rishfaqet dy muaj pas vrasjes në krahët e bashkëshortit: Lumturi të të duan Marsida Qatja dhe Indrit Hyseni
Përditësuar:

TIRANË– Marsida Qatja, gruaja që fitoi vëmendjen e publikut pas vrasjes së Dritan Haxhollit që ndodhi në apartamentin e saj, është bërë sërish aktive në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, Marsida shihet e përqafuar me bashkëshortin e saj, Indrit Hyseni, që mesa duket ka përfunduar dënimin e tij për drogë.

Mjaft të buzëqeshur dhe të rrethuar me zemra, dyshja shihen që s’duan t’ja dinë për thashethemet.

“Është vetëm një lumturi, të duash dhe të të duan,”- shkruan Marsida krahas fotos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shtëpia e Marsida Qatjas u kthye në një skenë krimi, në orët e para të mëngjesit të datës 10 teotor, ku një konflikt i armatosur përfundoi me vrasjen e Dritan Haxhollit. Autori ishte miku I parukieres, Bledar Toçi, i cili është aktualisht në burg bashkë me të vëllanë.

Fillimisht u dyshua se ngjarja kishte ardhur si pasojë e xhelozisë, ndërsa hetimet zbuluan se pas çështjes fshiheshin pazaret e drogës.

 (f.m/dosja.al)

Shto Koment