Rajoni

Foto/ Me ministrin në krahë, djali i Fatmir Limajt pozon para vaskës së mbushur me shampanja, shifra e ‘kripur’ që shpenzon për alkool

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Durim Limaj, i cili është këshilltar i lartë politik dhe shef i kabinetit të ministrit në detyrë të MTI-së, Endrit Shala, shihet teksa pozon përpara një vaske të mbushur me shampanja dhe shishe alkoli.
Featured image of article: Foto/ Me ministrin në krahë, djali i Fatmir Limajt pozon para vaskës së mbushur me shampanja, shifra e ‘kripur’ që shpenzon për alkool Endrit Shala dhe Durim Limaj
Përditësuar:

KOSOVË– Djali i zv/kryeministrit në detyrë Fatmir Limaj, Durimi vijon sërish me shpenzimet e tij marramendëse për jetën e luksit të shfrenuar.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Durim Limaj, i cili është këshilltar i lartë politik dhe shef i kabinetit të ministrit në detyrë të MTI-së, Endrit Shala, shihet teksa pozon përpara një vaske të mbushur me shampanja dhe shishe alkoli.

Fotoja është shprepur në një klub nate dhe krah Limajt ndodhet vetë ministri i Tregtisë Endrit Shala.

Ministri i Tregtisë Endrit Shala dhe Durim Limaj djali i Fatmir Limaj kanë porositur pije vetëm për një natë që kap shifren e 5000 eurove në një diskotekë në Gjermani, i cili veç në udhëtime jashtë vendit i ka shpenzu mbi 32 mijë euro!!!!”- shkruan krahas fotos, faqja “Drenica sot” e cila ka publikuar edhe foton.

Durim Limaj njihet si kampion për shpenzimet e bëra në udhëtime jashtë vendit, krahasuar me anëtarët e tjerë të stafit politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Në më pak se dy vjet, vizitat e Limajt jashtë vendit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 30 mijë euro.

Durim Limaj është djali i zëvendëskryeministrit në detyrë, Fatmir Limaj, i cili e drejton Nismën Socialdemokrate.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment