Rajoni

Fotoja me këmbët lart në makinën zyrtare, flet zv/ministri në Kosovë pas shkarkimit

Vetë Maxhuni është shprehur se ky veprim është bërë për arsye shëndetësore pasi është shprehur se ka probleme me njërën këmbë.
Featured image of article: Fotoja me këmbët lart në makinën zyrtare, flet zv/ministri në Kosovë pas shkarkimit Makina zyrtare, në të cilën ndodhej zëvendësministri

Kosovë- Pas kryeministri Ramush Haradinaj e shkarkoi nga posti i zv/ ministrit të Bujqësisë, ka reaguar Shukri Maxhuni. Për televizionin T7, ai është shprehur se nuk e ka keqpërdorur veturën e tij zyrtare.

“Pas një dite të lodhshme në fakultet ka jam kthyer, ndoshta siç e kanë shpreh ata nuk është keqpërdorur. S’ka të bëj me ndonjë fodullëk a keqpërdorim po për shkaqe shëndetësore  se e dinë të gjithë që kam probleme me këmbën më është dashtë me shtri  ka qenë një moment 15 minuta… dhe e ka kap dikush”, është shprehur.

Përse erdhi ky shkarkim?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy ditë më parë, Maxhuni gjatë një udhëtimi me makinë zyrtare, është fotografuar teksa mbante këmbët lart në xhamin e përparmë të makinës. Ky veprim nga ana e zv/ministrit ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte i pari, i cili i kërkoi kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkonte atë nga posti për sjellje të pahijshme.

J.V/Dosja.al

 

Një Koment në “Fotoja me këmbët lart në makinën zyrtare, flet zv/ministri në Kosovë pas shkarkimit

  1. Super vendim… kryeministri per faktin qe je i semure te ka hequr; ne te dyja rastet meriton shkarkimin! pordhaca! ajo skene eshte vetem per pordhe! kur te shkoje ne shtepi , atehere ngriji kembet !

Shto Koment