Aktualitet

FOTO/ Mblidhen fermerët e Shqipërisë dhe Kosovës në Kashar, Gjonaj: Orientohuni drejt fidanëve cilësorë

Puna e specialistëve të kësaj bime me leverdi ekonomike, për të njohur fermerët me të rejat shkencore për këtë kulturë të re e cila po përhapet me shpejtësi në disa vende të botës, por kjo kulturë është pak e njohur në vendin tonë.
Featured image of article: FOTO/ Mblidhen fermerët e Shqipërisë dhe Kosovës në Kashar, Gjonaj: Orientohuni drejt fidanëve cilësorë Foto nga takimi
Përditësuar:

TIRANË– Takim me fermerët e kultivues të Paulonias nga vendi dhe Kosova shkëmbyen përvoja dhe janë konslutuar mbi problematikën në kultivimin e kësaj bime. Aktiviteti është zhvilluan në një plantacion të Paulonias në Kashar.  Puna e specialistëve të kësaj bime me leverdi ekonomike, për të njohur fermerët me të rejat shkencore për këtë kulturë të re e cila po përhapet me shpejtësi në disa vende të botës, por kjo kulturë është pak e njohur në vendin tonë.

Foto nga takimi

 Zef Gjonaj specialisti i Paulonias, prej disa vitesh ka studiuar në zhvillimin e kësaj bime, ndërsa eksperienca e tij ka bërë të sjellë një përvojë të vyer për ekonominë dhe konkretish në përhapjen në disa rrethe të vendit tonë. Gjonaj vuri theksin që fermerët të orientohen drejt fidaneve cilësore, nga prodhuesit e shteteve nga Europa ndërsa këshilloi fermerët nga gjetja pakontrolluar të fidaneve pa rendiment dhe me shumë dështime në fermerë të veçantë. Bashkëpunimi me fermerët kosovarë është një faktor pozitiv me efikasitet, duke shtuar mundësinë e tregut europian, me shumë prodhim e bashkëpunim dhe garancinë në zhvillimin e kësaj bime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto nga takimi

Ende në dy shtetet përkatëse Shqipëri dhe Kosovë nuk po arrihet subvensionimi te bima e Paulonias një kulturë bimore shumë e zhvilluar në botë. Në këtë takim është dakordësuar për krijimin e Shoqatës së kultivuesve të Paulonias. Ky ishte takimi i parë me përfaqësuesit e disa rretheve të vendit dhe ata nga Kosova, dhe shkëmbyen përvojën e tyre në përmirsimin e përvojës, ndërsa apeluan institucioneve në sjellen e investimeve për fermerët që kultivojnë këtë bime me shumë interes ekonomik për fermerët dhe industrinë e prodhimit të mobilerive.

(A.B/DOSJA.AL)

Shto Koment