Aktualitet

FOTO/ Manastirliu thirrje qytetarëve: Ndiqni këto rregulla dhe kontribuoni në kufizimin e përhapjes së COVID-19

Sipas saj qytetarët duhet të ndjekin disa rregulla të thjeshta dhe shmangin infektimin me COVID dhe ‘dhurimin’ tek qytetarë të tjerë.
Featured image of article: FOTO/ Manastirliu thirrje qytetarëve: Ndiqni këto rregulla dhe kontribuoni në kufizimin e përhapjes së COVID-19 Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kërkuar sërish nga qytetarët që të respektojnë masat kundër COVID-19. Në një postim në mediat sociale, ministrja shprehet se të gjithë mund të kontribuojnë në kufizimin e përhapjes së virusit.

Sipas saj qytetarët duhet të ndjekin disa rregulla të thjeshta dhe shmangin infektimin me COVID dhe ‘dhurimin’ tek qytetarë të tjerë. “🔴 Kontribuo në kufizimin e përhapjes së #COVID19 duke ndjekur këto rregulla të thjeshta”, shkruan ministrja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto e publikuar nga Manastirliu

Kjo thirrje vjen në një kohë kur Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 139 raste të reja me COVID dhe kanë humbur jetën 6 pacientë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment