
KAMERUN– Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, Samuel Eto’o është përfshirë në një aksident të rrezikshëm automobilistik në Kamerun. Eto’o ishte duke u kthyer në shtëpi kur makina e tij u përplas nga një autobus.
Gazetari nga Kameruni, Martin Camus, shkroi në Twitter se ish-futbollisti përfundoi në spital menjëherë pas aksidentit, pasi ka dëmtime në kokë.“Unë mund të konfirmoj se ai është mirë, ne folëm. Mjekët janë duke u kujdesur”, ka bërë të ditur gazetari.
La voiture broyée dans laquelle se trouvait Samuel Eto’o. Je vous confirme qu’il va bien, on s’est encore parlé. Les médecins se chargent des examens complémentaires. @setoo9#NsangNkong pic.twitter.com/ELvqXXl3oH
— Martin Camus MIMB#NsangNkong (@martinmimb) November 8, 2020
Prej 4 vitesh, Samuel Eto’o është tërhequr nga futbolli, ndërsa skuadra e tij e fundit ishte Antalyaspor në Turqi.
E.Ç (Dosja.al)