Jete & Stil

FOTO/ Lista e 10 qyteteve më të vizituara në botë!

Njerëzit në mbarë botën janë të apasionuar pas udhëtimeve në vende të ndryshme turistike.

TIRANË- Që nga viti 2009, numri i vizitorëve në gjithë botën është rritur me 76% në nivel global, sipas hulumtimit të ekspertëve dhe analizave të agjensive turistike.

Për të katërtin vit me radhë, Bangkok është qyteti numër 1 më i popullarizuar në Indeksin e qyteteve të destinacionit global të Mastercard.

Në vitin 2018, kryeqyteti i Tajlandës mirëpriti 22.78 milion vizitorë ndërkombëtarë për një natë, me 3.34% parashikim ky i rritur për vitin 2019.

Shumë prej vizitorëve të Bangkok-ut vijnë nga këto pesë destinacione kryesore, të listuara sipas rendit: Kina, Japonia, Koreja e Jugut, India dhe Mbretëria e Bashkuar. Tërheqjet popullore përfshijnë Pallatin e Madh, “Wat Arun”.

Parisi dhe Londra renditen në vendin e dytë dhe të tretë për vizitorët, të dy këto kryeqytete kanë mirëpritur më shumë se 19 milionë vizitorë të huaj për qëndrimet një ditore në 2018.

Londra ishte qyteti i vetëm në top 10-en, që ka një rënie vizitorësh krahasuar me një  vit më parë, rreth 4%.

10 qytetet më të mira të renditura sipas numrit të vizitorëve 2018

  1. Bangkok, Tajlandë: 22.78 milionë vizitorë ndërkombëtarë për një natë qëndrimi
  2. Paris, Francë: 19.10 milionë vizitorë ndërkombëtarë për një natë qëndrimi
  3. Londër, Angli: 19.09 milionë vizitorë ndërkombëtarë për një natë qëndrimi
  4. Dubai,  Arabi: 15.93 milion vizitorë ndërkombëtarë për një natë qëndrimi
  5. Singapori: 14.67 milionë vizitorë ndërkombëtarë për një natë qëndrimi
  6. Kuala Lumpur, Malajzi: 13,79 milionë vizitorë ndërkombëtarë për një natë qëndrimi
  7. New York City, USA: 13.60 milionë vizitorë ndërkombëtarë për një natë qëndrimi
  8. Stamboll, Turqi: 13.40 milionë vizitorë ndërkombëtarë për një natë qëndrimi
  9. Tokio, Japoni: 12.93 milionë vizitorë ndërkombëtarë për një natë qëndrimi
  10. Antalia, Turqi: 12.41 milionë vizitorë ndërkombëtarë për një natë qëndrimi

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment